Emërohet Drejtori i ri në DRSHTRR Vlorë

You are here

Stafetë domethënëse!

 Z. Admir Malaj merr detyrën e Drejtorit Rajonal pranë Drejtorisë  Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë, atje ku Z. Besnik Stefa i ka lënë një punë të ngritur shumë mirë, një rajonale të transformuar me mund e përkushtim, me një ekip të mbarë si Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ndaj edhe po sot, Z. Stafa është ngarkuar me një detyrë të re, si Drejtor i Transportit (Licensim/Certifikim/eTransport) në qendër, në Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku e pret një sfidë e re, implementimi i eTransport dhe beteja e reformës në transportin publik ndërqytetës. 

Drejtori i Përgjithshëm Z. Blendi Gonxhja e ka prezantuar Z. Malaj në angazhimin e tij të ri, si një drejtues i aftë e qytetar, me energji e motivim të fortë, për një nga natyrat më të bukura të shërbimeve publike - pranë qytetarëve.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”