Ford Model A e vitit 1931/ Automjeti Më i Vjetër që Merr Statusin Retro

Data e lajmit: 29 Jul 2022

Ditë e veçantë sot për Regjistrin e Mjeteve Historike.

Komisioni Retro vlerësoi automjetin më të vjetër, pjesë tashmë e këtij Regjistri, sjellë në Shqipëri nga Mr. Fritz Liebig.

Ford Model A e vitit 1931, është pasardhës i Model T e u prodhua në harkun kohor 1928-1931.

Ky mjet që tashmë do të gëzojë statusin Retro është një prej automjeteve që atëherë u quajtën ‘the first Regular cars’.