Ftesë për Ofertë
“Organizim i Panairit Automotiv në Shqipëri”
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton të interesuarit/ofertuesit se kërkon të organizojë eventin me objekt “Organizim i Panairit Automotiv në Shqipëri”, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:
Nga sa më sipër shohim të nevojshme që hapësirat të kenë këto shërbime dhe karakteristika:
- Të jetë qëndër e licensuar panairesh dhe me histori në organizim panairesh dhe aktivitetesh me karakter të ngjashëm;
- Vendndhodhje e e favorshme dhe e aksesueshme nga mjetet e transportit publik jo me shumë se 12 km nga Tirana;
- Strukturë moderne me hapsirë nga 2500-3500 metër katrorë, e posaçme për organizime aktivitetesh të mëdha me kapacitete për pritje në ambiente të brendshme e të jashtme;
- Hapsirë të jashtme për zhvillim aktivitetesh, ekspozime mjetesh klasike dhe ekspozime deri në 3000 metra katrorë;
- Dhomë konferencash me të gjithë elementët e nevojshëm për këto të fundit, pajisje dhe hapsira të vogla në funksion të konferencës;
- Hapësira për shërbim kateringu, mundësi organizimi brenda e jashtë strukturës;
- 400-500 poste parkingu;
- Shërbim pastrimi me punonjës të dedikuar dhe profesional;
- Shërbim sigurie të dedikuar me mbulim për të gjithë hapësirën;
- Shërbim pritje (hostess);
- Staf organizator dhe mbështetës dhe pajisje për kërkesat e ekspozuesve, (arkitekte, elekricistë, mirëmbajtje.);
- Tualete;
Mbështetje teknike:
- Panele ndarëse alumini;
- Tavolina;
- Karrige;
- Tapet ceremonial;
- Drita LED;
- Internet pa limit;
- Sistem ajëri i kondicionuar;
- Ndriçi qendror;
- Kamera sigurie;
- Sistem numërimi pjesëmarrësish.
Ofertat që do të paraqesin konkurrentët për konkurrim për bëhet nga dokumentacioni i mëposhtëm:
- Kërkesa për pjesëmarrje në konkurim;
- Oferta për vlerën e qirasë për m2, me afat 3 – 4 - ditë;
- Ekstrakti regjistrimit tregëtar;
- Planimetria e zones pritëse;
- Planimetria e zyrës;
- Çertifikatë pronësie, kartelë dhe hartë treguese;
- Gen–plan ku përcaktohet vend-ndodhja dhe sipërfaqja e ambjentit të ofruar;
- Planimetria e vendeve të parkimit dhe distancë nga zyra;
- Planimetria e distances së restorantit nga zyra;
- Deklarata e hollësishme për vënien në funksionim të objektit sipas kritereve;
- Relacionic Teknik dhe shërbimet që ofrohen;
Ky dokumentacion të paraqitet në një zarf, të mbyllur, nënshkruar nga ofertuesi, me mbishkrimin “Ofertë” dhe i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, në datën dhe orën e hapjes së konkurrimit. Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
Dokumentat duhet të jenë origjinale ose fotokopje e noterizuar.
Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.
Vendi i zhvillimit te konkurrimit: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporit Rrugor , zyra e protokollit, me adresë: Adresa:“Rr. “Muhedin Llagani”, Nr.10”, Tiranë; Tel.: +355 69 801 5 833; Fax.: +355 (0) 4 2238175;
Ofertat dorëzohen nga të interesuarit/konkurrentët, fizikisht, me postë ose dorazi, në vendin e përcaktuar për zhvillimin e konkurrimit.
Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave konkurruese do të jetë data: 04/05/2022 ora 12:00.