Ftesë për shprehje interesi - DPSHTRR

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) me qëllim ofrimin e një ambienti për ofrimin e shërbimeve të pijeve të ngrohta, pijeve të ftohta, snack dhe artikuj ushqimor për shkak të numrit të punonjësve, fluksit të punës, manaxhimin e ambienteve dhe të ardhurave të institucionit, dhe në veçanti respektimin e rregullave të higjenës, fton subjektet të cilat kanë si objekt servisin e pajisjeve elektronike dhe automatike, nën vullnetin e tyre të lirë, të dorëzojnë kërkesat e tyre, shprehje interesi për marrje me qira të një ambienti brenda DPSHTRR-së me një sipërfaqe prej 3 m2 për një periudhë 12 (dymbëdhjetë) mujore.

Theksojmë se qëllimi i këtij bashkëpunimi konsiston në:

  • Ofrimin e shërbimit të vendosjes së makinetave automatike për punonjësit e DPSHTRR;
  • Respektimin maksimal sipas të gjitha rregullave higjeno-sanitare gjatë ofrimit të shërbimit si dhe konsumimit të tij;
  • Mirëmbajtjen e pajisjeve të makinetave.

Persona/subjektet janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm:

  • Ofertën lidhur me çmimin e qirasë;
  • Shkresë shërbimi me makineri automatike;
  • Të dhënat e NIPT/NUIS;
  • Të dhëna  për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimet shoqërore;
  • Vërtetim që nuk janë në ndjekje penale si dhe nuk kanë procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin që ushtrojnë;
  • Certifikatë regjistrimi (statusi aktiv) + ekstrakt historik i rregjistrit tregtar;
  • Çdo dokument tjetër që çmohet i nevojshëm nga ana e personave/subjekteve.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.

Afati kohor për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit do të jetë brenda 7 (shtatë ditëve) kalendarike duke filluar nga data e publikimit. Data e publikimit do të jetë data 19.01.2023 dhe do të ketë afat deri më datë 25.01.2023, për paraqitjen pranë institucionit të DPSHTRR-së të kërkesave dhe dokumentacionit.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet me postë ose dorazi në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me adresë : Rruga “Muhedin Llagani”, nr.10, Tiranë, ose në adresën e e-mailit: dpshtrr@dpshtrr.gov.al.

 

Publikuar me datë 19.01.2023


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga