Fushata informuese eTransport vijon me ndalesën e radhës në Sarandë

Data e lajmit: 31 Jul 2025

Fushata informuese eTransport vijon me ndalesën e radhës në Sarandë, ku ekipi ynë priti vizitorë e turistë në portin e anijeve turistike, duke zhvilluar një tjetër takim të frytshëm me qytetarë dhe pushues!
 

Gjatë këtij takimi ndamë informacione rreth lehtësirave që platforma eTransport do të sjellë së shpejti, si dhe udhëzime praktike për përdorimin e Web-it zyrtar që është aktualisht në funksion.

Angazhimi dhe bashkëbisedimi i drejtpërdrejtë na ndihmon të jemi më afër qytetarëve dhe të përcjellim në mënyrë të qartë përfitimet e shërbimeve dixhitale.