GBi Health & Safety Academy me rastin e Ditës së Verës, në hapësirën e dedikuar për simulimin e rrotullimit dhe përplasjes!

Data e lajmit: 15 Mar 2023

Në hapësirën e dedikuar për simulimin e rrotullimit dhe përplasjes, ku provohet rëndësia e rripave të sigurimit në kabinë, element kryesor jetëshpëtues në rast aksidentesh, jo vetëm për drejtuesin e mjetit por edhe për pasagjerët, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me rastin e Ditës së Verës në kryeqytet!

DPSHTRR dhe GBi Health & Safety Academy, zhvillojnë aktivitete edukative e ndërgjegjësuese me të rinj dhe qytetarë, që të rrisim eksperiencat përjetuese të situatave ku ndryshe nga mesimi teorik, në praktikë kuptojmë shumë më qartë dinamika reale të fizikës, për t’u mbrojtur e për të përvetësuar normat bazë të kujdesit në udhëtim!