Gjurmoni Lejen e re të Drejtimit dhe CAP!

You are here

Një ndër risitë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është që mund të gjurmoni Lejen e re të Drejtimit dhe CAP nëse ka mbërritur në Drejtorinë Rajonale ku keni aplikuar.

Leja e re e drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, leja e drejtimit tërhiqet për 30 minuta në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK. Në Drejtoritë e tjera Rajonale, kjo procedurë mund të zgjasë deri në 3-5 ditë pune. Ju mund të gjurmoni lejen tuaj të re të drejtimit për të parë nëse është dërguar te drejtoria rajonale.

Gjurmoni në link-un: https://www.dpshtrr.al/gjurmim-lejedrejtimi 

5,045 kërkime për verifikim nëse Leja e Drejtimit ose CAP ka mbërritur në Drejtorinë Rajonale prej datës 1 shkurt 2022.

Gjithashtu, tashmë mund të verifikoni nëse Leja e Drejtimit e bllokuar në vende të ndryshme të BE-së ka mbërritur në Drejtorinë Rajonale ku ju keni vendbanimin.

Gjurmoni në link-un: https://www.dpshtrr.al/gjurmim-lejedrejtimi-te-bllokuar

824 kërkime për Lejen e Drejtimit të bllokuar në vendet e BE-së deri në 12 shtator 2022.

Për më shumë informacion: www.dpshtrr.gov.al!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”