Hapësira Retro në Automotive Fair Albania

You are here

Në Automotive Fair Albania krijimi i hapësirës dhe ekspozimi i dedikuar historikut të Retro-s, u ndërtua me synimin që vizitorët të rindërtonin kujtime dhe përvoja, të rinjtë të njiheshin me vlerat e së shkuarës.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për krijimin e kësaj hapësire falenderon:  

Znj. Rejina Çystri për mundësimin e objekteve  historike nxitën kuriozitet ndër vizitorë.

Z. Marjo Mahmutaj për mjetin që vuri në dispozicion për skenografinë e këndit Retro.

Z. Arben Prrenjasi që  mundësoi një pjesë të koleksionit të Muzeut Ron, nga mjetet, motoçikletat, uniforma, objekte e plot të tjera.

 Falenderim tjetër nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  shkon gjithashtu për  Ministrinë e Mbrojtjes dhe Muzeun e Forcave të armatosura për kontributin dhe bashkëpunimin në këtë event.

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”