Humbën Pikët e Patentës pas Shkeljeve të vazhdueshme/ Vetëm 4 Kandidatë nga 6 Shkelës Rimarrin Provimin

You are here

Gjatë ditës së sotme në testin e rimarrjes së leje drejtimit pas humbjes së pikëve, në seancën e 6-të që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në autoshkollë, asnjë nga kandidatët pjesëmarrës nuk arriti të kalojë.

Për këtë seancë ishin regjistruar  20 kandidatë dhe u paraqitën vetëm 3, ku në total janë 106 të regjistruar në këto 6 seanca.

S’ka shpëtim përveç riedukimit për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë. Vetëm 4 nga 106 persona të riregjistruar, ia dolën, në këto 2 muaj e 1 javë. 

102 personave ngelës, do t’iu duhet të riregjistrohen në autoshkollë nga e para për riedukim, duke ripaguar tarifën për t’u ripërgatitur, dhe për t’u riparaqitur për testim, çdo herë brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove.

Konkluzioni për qytetarët: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës.

Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë. Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga