Intervista e Z. Gonxhja në RTSH 24!

Data e lajmit: 15 Aug 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja, në një intervistë për RTSH 24, është shprehur mbi Lejen e re të Qarkullimit dhe përfitimet e saj, duke konstatuar që kjo Leje e re e Qarkullimit tashmë është 40% më lirë për 160,000 qytetarë. 

Z. Gonxhja vijoi duke folur për Qendrat e Kontrollit Teknik, transparencën me qytetarët dhe sa i rëndësishëm është transformimi i Drejtorive Rajonale, në mënyrë që qytetarët dhe punonjësit të ndihen më të vlerësuar e më të respektuar!

Së fundmi Z. Gonxhja përmendi dhe arsyet përse është miratuar certifikimi i xhamave të errësuar. Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë në:

Lejet e reja të qarkullimit, i ftuar në Rtsh24, Blendi Gonxhe, Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTR - YouTube