Investime- Ndërtimi i Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës

Data e lajmit: 14 Apr 2021

Ecim me ritëm në kantierin e rëndësishëm të ndërtimit të Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës! 

Arkivat e Automotorizimit janë voluminoze, aktive pa afate për efekt verifikimesh e përpunimi e në rritje si numër, në shërbim të 13 drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Ky investim strategjik për sot e për nesër, certifikon entin tonë para partnerëve e qytetarëve për ruajtjen dhe garantimin e arkivës. 

Si rezultat i mirëadministrimit në punën tonë, fondet e përdorura për këtë transformim rrënjësor, me standarde, siguri dhe një sipërfaqe 6-fish më të madhe të përfituar, janë nga të ardhurat e vetë entit me vetëfinancim dhe jo nga buxheti i shtetit.

Për më shumë, shiko në:

https://www.dpshtrr.al/arkiva-qendrore

#ArkivaQendroreDPSHTRR 

#MIE 

#Modernizim 

#InvestimePublike 

#TëArdhuratRiinvestohenPërShërbimin 

#SiguriStandarde #AutomotorizimiShqiptar