Investime pranë Kompleksit të Kontrollit Teknik e Fizik të DRSHTRR Fier

Data e lajmit: 13 May 2022

Pranë kompleksit të Kontrollit Teknik e Fizik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, si pjesë e ndryshimeve të planeve transformuese të infrastrukturës, në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar, po vazhdojnë punimet për të krijuar ambiente dinjitoze në shërbim të qytetarëve. Pranë kësaj drejtorie marrin shërbim mbi 67,000 drejtues automjetesh çdo vit. I gjithë transformimi i infrastrukturës pranë këtij kompleksi, duke filluar nga rikualifikimi tërësor i objektit, pajisjeve e mobilimin e ri; ndërhyrjet në ambjentet e jashtme; instalimet e reja, ndriçimi e trotuaret dhe të gjitha ndërhyrjet e tjera teknike, po realizohen me fondet nga vetëfinancimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.