Investimet në DRSHTRR Sarandë

You are here

Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka arritur të rikuperojë truallin e zaptuar të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë, duke ndërtuar infrastrukturën nëntokësore, ndriçimin e sistemime të hapësirave të brendshme dhe ato të jashtme.

Punimet në këtë drejtori po vijojnë me shtresat dhe asfaltimin e plotë të territorit funksional, me synimin pë të përmirësuar ndjeshëm  kushtet e punës për qytetarët e personelin.

Investimet janë kryer 100% me fondet e Drejtorisë së Përgjitshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor nga vetëfinancimi falë mirëadministrimit, pjesë e programit kombëtar për transformimin rrënjësor të shërbimeve të transportit rrugor.

Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon qytetarët për mirëkuptimin.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”