Investimet Në Qendrën e Kontrollit Teknik në ish-NSHRAK

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve për punimet e zgjatura për rikualifikimin e Qendrës së Kontrollit Teknik në ish-NSHRAK, në  Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, së fundmi edhe me problemet e sulmit kibernetik që pamundësoi rezervimin e radhës mes e-Albania (shërbim ky i rikthyer nga dita e djeshme).

Po punohet  për përfundimin e punimeve për kushte më bashkëkohore pune e shërbimi për punonjësit dhe qytetarët e Tiranës.

Investimi po zhvillohet 100% nga fonde vetëfinancimi si ent, pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të shërbimeve të transportit rrugor anembanë vendit.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”