Java Evropiane e Mobilitetit

Data e lajmit: 18 Sep 2024

Java Evropiane e Mobilitetit

Të bëhemi bashkë në ndarjen e ideve mbi përdorimin e hapësirave publike në formë të tillë që të gjithë të qarkullojnë në mënyrë të sigurt dhe në mbrojtje të planetit! 

Qytete me numër të shtuar banorësh dhe hapsira të kufizuara publike? 

Realiteti i shumë qyteteve Evropiane dhe i disa prej qyteteve të mëdha në Shqipëri, i cili shoqërohet edhe me nevojën për mënyrat e qëndrueshme të udhëtimit.

Çfarë duhet të bëjmë? 

Angazhim për të rimenduar dhe ridimensionuar mënyrën sesi të gjithë ne përfitojmë nga përdorimi i hapësirave publike në qytetet tona.

 Java Evropiane e Mobilitetit është shndërruar tashmë në një ngjarje në shkallë të gjerë, e cila synon përmirësimin e cilësisë së jetesës në çdo qytezë e qytet!