Jeni duke udhëtuar me mjet dhe keni pasiguri mbi vijimin e rrugëtimit tuaj për “Rrugë të Deformuar”?

You are here

 Jeni duke udhëtuar me mjet dhe keni pasiguri mbi vijimin e rrugëtimit tuaj për “Rrugë të Deformuar”?

 Mos u shqetësoni!

Sinjalet rrugore të parandalimit të rrezikut ju vijnë në ndihmë 150 m përpara pikënisjes së rreziqeve potenciale të mësipërme të cilat kanë si qëllim të rrisin vigjilencën tuaj!

RRUGË E DEFORMUAR 

 Paralajmëron një pjesë rruge të deformuar, në gjendje të keqe, me sipërfaqe të dëmtuar ose bazament të parregullt (asfalt i dëmtuar, gropa, gunga, etj.).

 Veprimet parandaluese që duhen të ndërmerren:

 Ngadalësoni mjetin;

 Për të shmangur situata të rrezikshme me mjetet që udhëtojnë në krahun e kundërt, duhet të tregoni kujdes të veçantë dhe të mbani timonin me të dyja duart. Në kushtet kur fushëpamja është e lirë, parakalimi është i lejuar.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”