Jini të Përgjegjshëm Kujdesi Dhe Korrektësia Juaj Në Timon Shpëton Jetë

You are here

Mjaftojnë pak sekonda nga ky klip për të vëzhguar kaosin e rrëmujën urbane ku jetojmë e lëvizim, si drejtues e përdorues mjeti, si këmbësorë e si pedalues.

Mosrespektimi i semaforëve, i vijave të bardha, i korsive të pedalimit apo përdorimi i pajisjeve të ndaluara në trafik, moskujdesi për veten, për pasagjerët e për pasojat tek të tjerët, janë realiteti i përditshëm.

Shikoni përmes shenjave të kuqe e jeshile të evidentuara në video dinamikën e përdorimit të rrugës në kryeqytet, për të kuptuar numrin e lartë të kundravajtjeve dhe aksidenteve që po ndodhin anembanë vendit.

Mobiliteti në habitatin urban ndikon direkt në cilësinë dhe sigurinë e jetës, shpreh nivelin tonë të aftësisë e vetëdijes për bashkëjetesë qytetare bashkëkohore dhe shkallën tonë të zhvillimit si vend.

Edukohuni dhe bëhuni qytetarë model. Gjendja aktuale na vë para përgjegjësisë të gjithëve.

 

Video: 

Kujdes! Korrektësia juaj shpëton jetë!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga