Jo errësimit të xhamave përtej normave!

You are here


Evitoni errësimin e xhamave të autoveturave, përtej normave, pa u certifikuar nga DPSHTRR ose me dokumenta të fallsifikuara! 


Ndër fotot, rasti i një të dyshuari për falsifikim të certifikatës së miratimit të xhamave të errësuar, kallëzuar në Prokurori, referuar në Gjykatë, e cila ka vendosur dënimin me 4 muaj burg, ulur me dënimin përfundimtar me 8 muaj shërbim prove, ku në këto 8 muaj qytetari nuk duhet të kryejë asnjë shkelje tjetër, pasi shkon në burg! 
Policia Rrugore dhe Policia e Shtetit kanë nisur kallzimet penale për rastet e certifikatave fallco, si edhe po intensifikojnë kontrollet me matësa elektronik të ofruar nga DPSHTRR, paralel me komunikimin me sistemin e-DPSHTRR LIVE, për evidentimin e respektimit të % së tejçueshmërisë së dritës sipas rregullores së bazuar në Udhëzimin e MIE! 
Për kundravajtësit, vetëm për periudhën Janar - Qershor 2022 janë vendosur 4,625 masa administrative per nenin 72/12 të Kodit Rrugor, ndërsa Qendrat e Kontrollit Teknik pranë DPSHTRR kanë refuzuar dhe hequr filmat errësues nga 8.4% e 250 mjeteve të testuara për këtë 6-mujor, që janë konstatuar me errësim mbi normat ose pa certifikimin e duhur, rrjedhimisht pa paguar tarifat përkatëse!