Karta e Tahografit reduktim tarife me 60%

You are here

Nisur nga data 1 qershor ka filluar lëshimi i kartave të Tahografit, nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me një zbritje në tarifë prej 60%, e cila nuk mban më çmimin e parë 100 euro, por është reduktuar në 40 euro. 

Në këtë mënyrë, Shqipëria bëhet kështu, vendi me tarifën më të ulët në rajon, ndërsa në Europë (Franca 65 euro, Maqedonia e Veriut 70 euro, Mali i Zi 60 euro, Sllovenia 55 euro, Irlanda 65 euro, Greqia 150 euro) e barazon këtë tarifë me Italinë e Gjermaninë.

Numri i rreth 5,000 përfituesve në vit, pritet të rritet me zgjerimin e përdorimit dhe lëvizjes. Ky lajm vlen edhe për të gjithë transportuesit nga Kosova. 

Një tjetër lajm i mirë është edhe ulja e kohës së dorëzimit nga mbi 30 ditë në 10 ditë, kjo si pasojë e rikonceptimit të shërbimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me CETIS.

Përfitimi direkt i transportuesve rrugorë nga ulja drastike e tarifës dhe nga rritja e ditëve të punës (ulen ditët e pritjes pa kartë, pra pa punë) është rreth 2 milionë euro në vit, ulje e cila vjen falë fuqizimit të Automotorizimit Shqiptar. Diferenca e kostos do të përballohet nga të ardhurat e entit që vijnë nga shërbimet e tjera.

Vizioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është të ulë kostot për sektorët kryesor të transportit rrugor, të cilët janë shumë të ekspozuar me krizën globale të çmimeve që po vjen si pasojë nga faza e zgjatur e post pandemisë të Covid-19.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”