Këndi edukativ i sigurisë rrugore zhvillohet në hapësirat e rikualifikuara në DRSHTRR Fier!

You are here

   

 "Vitit 2020-Viti i Sigurisë Rrugore" ka sjellë një tjetër aktivitet edukativ, kësaj rradhe në qytetin e Fierit. Për rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit mbi sigurinë rrugore, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka nisur disa projekte e iniciativa konkrete për edukimin e fëmijëve, me qëllim kryesor nxitjen e të mësuarit mbi rregullat dhe sinjalistikën e  qarkullimit rrugor përmes lojës.

Procesi i të mësuarit i mbështetur në modele konkrete të sjelljes në trafik dhe i shoqëruar me shembuj të shumtë në praktikë, rrit efektshmërinë e edukimit rrugor të fëmijëve, për të kuptuar sa më qartë situatat në rrugë.

Si pedalues apo si këmbësorë por edhe si shoferë nesër, fëmijët duhet të njihen me rregullat dhe rrezikun e përdorimit të rrugës, me sinjalistikën bazë dhe me rëndësinë e kujdesit për veten dhe tjetrin! Mobiliteti urban por edhe njohuritë mbi trafikun, lëvizjen, të drejtat e detyrimet, nguliten më mirë që në fëmijëri, ku rol parësor ka shembulli në familje, shkolla si edhe aktivitetet edukative e didaktike siç pasqyron edhe projekti kombëtar i DPSHTRR “Siguria Rrugore” në bashkëpunim me bashkitë, policinë, shkollat dhe komunitetet!

 

 

Të lidhura