Këndi i Sigurisë Rrugore me Aktivitete dhe Dhurata Plot në Kopshtin 34 në Kombinat “Çamarrokët e Vegjël”

Data e lajmit: 21 Dec 2022

Me “Çamarrokët e Vegjël”, kështu quhet Kopështi 34 në Kombinat, për të kaluar një orë ndryshe  me shumë lodra që ua dhuruam 268  dhe me vizatime e Arts & Crafts, plastelinë, ngjyra e furça libra e tabela sinjalistike, për të vijuar edhe në tarracë me simulime rregullash qarkullimi e mësime mbi rrezikun që vjen nga rruga dhe nga të tretët. Jeta mund të cënohet edhe nga babi e mami, si shoferë apo pasagjerë, nga vëllai a motra, si të rritur, nëse ata nuk lidhin rripin e sigurimit, apo nëse ata nuk i sigurojnë të vegjëlit në ulësen e posaçme të fëmijës në kabinë.

Sëbashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve e Kopshteve të Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur një program me kënde edukate trafiku e sigurie rrugore, përmes aktiviteteve argëtuese e formuese, me sa më shumë lojë e interes për vogëlushat, sepse ngulitja e nocioneve bazë që në moshë kaq të mitur, çimenton tek ata një formatim aktiv e afatgjatë.

Faleminderit Administratores së Njësisë Administrative 6, Matilda Cullhaj dhe Drejtoreshës së Drejtorisë të Përgjithshme të Çerdheve e Kopshteve të Tiranës  - Bashkia Tiranë, Zhaneta Beqiri, si edhe përgëzime Drejtoreshës së Kopështit 34, Eneida Sinani, për administrimin model. 

Ndiqni në videon e mëposhtme momente nga aktiviteti pranë këtij kopshti:

https://www.youtube.com/watch?v=ho2m1SbRRJE