Këndi i Sigurisë Rrugore në Fier!

Data e lajmit: 10 Feb 2022

   

Këndi i Sigurisë Rrugore u vendos në qytetin e Fierit, ku shumë vogëlueshë kureshtarë na u bashkuan për të mësuar mbi rregullat e qarkullimit rrugor!
Cila është sjellja e duhur dhe e sigurtë në rrugë, simulimi i situatave tē kryqëzimit e ndalesave para vijave e semaforëve, ishin disa nga temat kryesore që u zhvilluan me fëmijët.
Si këmbësorë të përgjegjshëm, si pedalues sot dhe si shofera nesër, edukimi mbi rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor është një domosdoshmëri që në vegjëli për t’i mësuar fëmijëve rëndësinë e kujdesit për veten por edhe për komunitetin përreth.
Për më shumë informacion mbi eventet e sigurisë rrugore, vizitoni: https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore