Këndi i Sigurisë Rrugore në Kolegjin "Turgut Ozal"!

Data e lajmit: 28 Oct 2021

   

Si është të kalosh rrugën në kuotën e një fëmije në ditët e sotme?!
Përgjigjie interesante morëm nga nxënësit e vegjël  të Kolegjit "Turgut Ozal", me të cilët ndamë disa orë edukative e zbavitëse përgjatë "Këndit të Sigurisë Rrugore"!
DPSHTRR, ndër të tjera, planifikon e projekton misione për të sjellë vëmendjen e për të ndërgjegjësuar dhe edukuar fëmijët mbi rregullat dhe tabelat e qarkullimit rrugor, mbi respektimin e këmbësorëve dhe sinjalistikave pasive e dinamike!
Nëse jeni të interesuar të zhvilloni orë edukative mbi sigurinë rrugore në çerdhe, kopsht, shkollë fillore apo në një shkollë të mesme mund të aplikoni për të rezervuar në: https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore!