Keni shitur një mjet dhe vijon të jetë në emrin tuaj?

Data e lajmit: 23 Mar 2023

Nëse mjeti vijon të jetë në emrin tuaj, edhe pasi e keni shitur, do të thotë që blerësi nuk është paraqitur në sportelet e DRSHTRR për përditësimin e të dhënave.

Kjo nënkupton që të gjitha detyrimet e mjetit vijojnë të jenë emrin tuaj dhe duhet sa më parë të bëhet ndërrimi i pronësisë!

Detyrimi për ndërrimin e pronësisë i takon blerësit, por në rastet kur kontaktet me blerësin kanë humbur, për arsye nga më të ndryshmet, shitësi mund ta bëjë vetë ndërrimin e pronësisë.

Ndërrimin e pronësisë e të dhënave mund ta kryejë cilido prej tyre, pa praninë e palës tjetër.

Shitësi mund të paraqitet në sportel me një nga dokumentet e mëposhtme:

  • Kontratën e shitblerjes/e dhurimit/shitblerje me ankand/dëshminë e trashëgimisë;
  • Vendim nga Gjykata ose organ tjetër i ngarkuar me ligj;
  • Faturë tatimore shitje;
  • Çdo mënyrë tjetër të parashikuar në ligj.

Të gjitha këto dokumente duhet të jenë në origjinal ose kopje të noterizuara të cilat dorëzohen në sportel dhe vijohet me përditësimin e të dhënave.

Tarifa për këtë shërbim është 1,200 Lekë.

Për më shumë informacion vizitoni: www.dpshtrr.gov.al