KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI (2) - DRSHTRR TIRANË

You are here

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë ka filluar procedurat për dhënien e ambienteve me qira për vendosjen e aparateve (makineta) të shpërndarjes automatike të pijeve të ngrohta, të ftohta etj, me qëllim përdorimin e tyre nga personeli. Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për një ambient me sipërfaqe 3.5 (tre pikë pesë) metër katror. Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjeçar.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë për pjesëmarrje në konkurim;
  • Ekstrakt i regjistrit tregëtar/Ekstrakt historik nga QKB me status aktiv. Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklarojë se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr. 8788 datë 07.05.2001 ”Për organizatat jo Fitimprurëse”;
  • Formulari i çmimit të ofertës duke përcaktuar vlerën financiare me TVSH/pa TVSH e detyrimit mujor/vjetor të qirasë për m2 me afat një vjeçar;
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
  • Deklaratë përmbushje kriteresh;
  • Kartelë e Detajuar e makinetave ku të ketë të dhëna mbi konsumin e energjisë elektrike;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim nga Prokuroria dhe Gjykata që nuk është në ndjekje penale/proces civil lidhur me aktivitetin që ushtron;
  • Subjekti/personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin që do të jepet me qira.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë-Durrës km 7, email: tirane@dpshtrr.gov.al.

Ofertat tuaja duhet të paraqiten shkresërisht prej 10 ditësh kalendarike, brenda datës 23.06.2022 pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresat e sipërcituara.

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Publikuar me datë 13.06.2022.