Kërkesë për Shprehje Interesi - Dhënie të Ambienteve me Qira

You are here

Të nderuar,

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në kuadër të rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarit, rëndësisë për aplikimin e shërbimeve on-line, reformës së derregullimit, parimit One-Stop Shop, uljes në maksimum të informalitetit, kursimit të kohës dhe kostove të tjera financiare, sensibilizimit qytetar mbi sigurinë e jetës, sigurinë rrugore, si dhe finalizimin në një sportel të të gjithë procedurës me  mjetin përpara se të qarkullojë, fton subjektet të cilat ushtrojnë veprimtarinë e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve rrugore, nën vullnetin e tyre të lirë, të dorëzojnë kërkesat e tyre, shprehje interesi për marrje me qira të posteve të punës në sallat e shërbimeve, brenda Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për ushtrimin e aktivitetit të tyre.

Theksojmë se qëllimi i këtij bashkëpunimi konsiston në:

  • Uljen e informalitetit, burokracive, ndërmjetësimit informal dhe rritjen e sensibilizimit qytetar për finalizimin në një sportel të vetëm, të të gjithë procedurës për formalizimin e qarkullimit të mjetit në rrugë.
  • Uljen e barrës financiare ndaj qytetarëve për marrjen e këtij shërbimi, pasi në kuadër të reformës së derregullimit, DPSHTRR-ja siguron vetë nëpërmjet sistemit informatik gjithë të dhënat korrekte për dokumentacionin e mjetit, debitë ndaj tij si vërtetim për taksa etj, konfirmim në interpol, konfirmim nga RBS, regjistrim për herë të parë dhe/ose regjistrim për ndryshim pronësie etj.
  • Angazhimin maksimal, për realizimin e planit të veprimit me prioritet shërbimin efektiv ndaj qytetarit, ngarkuar nga Kryeministri, për çdo shërbim që ka lidhje me mjetin, me sigurinë e qytetarëve që janë subjekt i marrjes së shërbimeve të DPSHTRR-së, si dhe me kontributin në buxhetin e shtetit shqiptar.
  • Fokusimin në të gjitha objektivat e lejuara nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi për të perfeksionuar shërbimet e DPSHTRR-së, dhe për të luftuar paligjshmërinë dhe evazionin në çdo formë të tij.

Ftojmë të interesuarit të dorëzojnë kërkesat e tyre zyrtarisht brenda datës 18.11.2020, brenda orës 14:00, pranë DPSHTRR-së, në adresën rruga “Muhedin LLagani”, nr.10.

Për çdo pyetje, apo sqarime të mëtejshme, jeni të lutur të kontaktoni në adresën tonë zyrtare të email-it: dpshtrr@dpshtrr.gov.al dhe numrin e telefonit tel:+355688015833.

Të lidhura