Kërkesë për shprehje interesi - DRSHTRR Durrës

You are here

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës ka filluar procedurat për dhënien e ambienteve me qira për vendosjen e dy çifteve të aparateve (makineta) të shpërndarjes automatike të pijeve të ngrohta, të ftohta, etj, të ndara nga njëri-tjetri, me qëllim përdorimin e tyre nga personeli. Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për një ambient me sipërfaqe 3m2 (tre) metër katror. Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjeçar.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë për shprehje interesi për ofrimin e shërbimit të  makinetave automatike;
  • Formulari i cmimit të ofertës duke përcaktuar vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2 me afat një vjecar;
  • Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS;
  • Çertifikatë regjistrimi (statusi aktiv) + ekstrakt historik i regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit;
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
  • Vërtetim nga Prokuroria që subjekti nuk është në ndjekje penale dhe nga Gjykata që nuk ka proçese gjyqësore në lidhje me aktivitetin që ushtron;
  • Deklaratë përmbushje kriteresh;
  • Dokument që evidenton konsumin e energjisë së makinetave;
  • Çdo dokument tjetrër që çmohet i nevojshëm nga ana juaj;
  • Deklaratë për mbajtje përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Durrës në adresën : L.14, “Ish Parku i Eksportit” Shkozet , Durrës, email: durres@dpshtrr.gov.al.

Afati kohor për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit  do të jetë brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja/publikimi i këtij njoftimi brenda datës  27.09.2022

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Publikuar më 20.09.2022.