KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - DRSHTRR TIRANË

You are here

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë (DRSHTRR Tiranë) ka nisur procedurat për dhënien me qira të ambienteve mensë, për shërbim katering, me qëllim përdorimin e tyre nga personeli gjatë orarit të punës.

Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për një ambient me sipërfaqe 33.08 (tridhjetë e tre pikë tetë) metër katror. Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjeçar. Ambienti është i pajisur me tavolinë ngrënie dhe karrige brenda DRSHTRR Tiranë në autostradën Tiranë-Durrës, km 7.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi konsiston në:

  • Ofrimin e shërbimit Katering për punonjësit e Drejtorisë;
  • Respektimin maksimal sipas të gjtha rregullave higjeno-sanitare gjatë ofrimit të shërbimit dhe konsumimit të tij;
  • Mirëmbajtjen e ambientit dhe mobiljeve.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë për pjesëmarrje në konkurim;
  • Ekstrakt i regjistrit tregëtar (i thjeshtë) dhe Ekstrakt historik nga QKB me status aktiv. Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklarojë se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr. 8788 datë 07.05.2001 ”Për organizatat jo Fitimprurëse”;
  • Formulari i çmimit të ofertës financiare duke përcaktuar vlerën e qirasë e përllogaritur me dhe pa TVSH, për muaj/vjetore;
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
  • Deklaratë përmbushje kriteresh;
  • Subjekti/personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin që do të jepet me qira;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim nga Prokuroria dhe Gjykata që nuk është në ndjekje penale/proces civil lidhur me aktivitetin që ushtron;
  • Leje mjedisi e tipit C, kodi III. 1.A (1) lëshuar nga QKL;
  • Licencë, Kodi II.a.A (1) lëshuar nga QKL;
  • Akt miratimi higjeno–sanitar lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor;
  • Certifikatë EN ISO 22000:2005 (sistem menaxhimi), e lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë.
  • Niveli/Plan investimi;
  • Niveli/Plan i punësimit.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë-Durrës, km 7, email: tirane@dpshtrr.gov.al.

Ofertat tuaja duhet të paraqiten shkresërisht brenda afatit 10 ditor, brenda datës 23.06.2022 pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresat e sipërcituara.

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Publikuar me datë 13.06.2022.