Këshilla Për Udhëtimet Gjatë Verës

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke ju uruar pushime të mbara, këshillon të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes gjatë udhëtimeve në këtë periudhë të vitit.  

Duke marrë parasysh që temperaturat janë shumë të larta dhe numri i pushuesve dhe mjeteve në rrugë rritet ndjeshëm: 

  • Kontrolloni mjetin para udhëtimit.
  • Për mjetet me impiante gazi duhet të siguroheni për kontrollin periodik, shërbimet dhe masat mbrojtëse.
  • Kontrolloni ferrotat e frenave dhe nivelet e lëngjeve te mjetit.
  • Kontrolloni sistemin e kondicionimit.
  • Sigurohuni që bombola antizjarr të mos ketë skaduar (mjetet benzinë/gaz).
  • Informohuni mbi specifikat e masave antizjarr për mjetet elektrike/plug-in.
  • Udhëtoni herët në mëngjes ose pasdite.
  • Shmangni udhëtimin në oraret me temperaturat më të larta: 10:00-17:00.
  • Respektoni kufirin e shpejtësisë.
  • Mos nxitoni për të shkuar drejt destinacionit tuaj.
  • Shmangni sa më shumë udhëtimet e panevojshme me makinë.
  • Jo alkoolit në timon.
  • Mos konsumoni alkool kur ngisni mjet.
  • Merrni taksi ose kërkojini një miku të ngasë makinën në vendin tuaj nëse keni konsumuar alkool.
  • Kujdes fëmijët dhe katërputroshët.
  • Në ditë të nxehta, nuk duhet t’i lini në kabinë të paajrosur ose pa vëmendjen e drejtuesit te mjetit.
  • Mbani me vete uje për freskim dhe hidratim.

 

 

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga