Komisioni Retro

You are here

Projektin RETRO i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor çdo javë zyrtarizon statusin historik për mjete të cilat pak vite më parë do ta kishin të papërballueshëm qarkullimin në Shqipëri dhe të pamundur importimin e targimin! 

Komisioni RETRO vijon verifikimet për mjetet që aplikojnë në www.retro.al, për të pasuruar koleksionin shqiptar me mjete të veçanta e plot histori! 

Mjetet e radhës që u paraqitën për status dhe targim Retro ishin:

- 1984 Cadillac Eldorado Convertible

- 1978 Lincoln Towncar

- 1965 Ford Thunderstorm

Falë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor - Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Retro.al, qindra të apasionuar, koleksionistë e të fiksuar pas trashëgimisë automotive gëzojnë sot në Shqipëri, përmes Regjistrit Zyrtar të Mjeteve Retro, të drejta ekskluzive të lëvizjes deri në 180 ditë në vit, pa taksa vjetore mjeti, brenda e jashtë vendit, për pjesëmarrje në aktivitete kulturore e automobilistike dhe përdorim vetjak, duke ndarë me publikun bukuri të inxhenierisë e artizanatit botëror, nostalgji e kujtime duke zgjeruar dita-ditës këtë komunitet! 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga