Kontrolli Teknik në DRSHTRR Dibër

Data e lajmit: 18 Aug 2022

Kontrolli Teknik, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Dibër, me rregull e në kushte optimale për nevojat e Qarkut verilindor, ku janë 41,000 drejtues mjetesh nga katër bashkitë Dibër, Bulqizë, Klos dhe Mat.

Shërbimi i Kolaudimit ofrohet me përgjysmim kostoje për qytetarët, falë zgjatjes së vlefshmërisë së certifikatës për autoveturat dhe disa kategori mjetesh rrugore, ku iu kursen atyre kohën dhe shpenzimet.