Leja e Re e Qarkullimit Format Cilësor e Bashkëkohor

You are here

 Që në ditën e parë të daljes së lejes së re të qarkullimit, u lëshuan të tilla plot 966.

 Ky  format i ri  cilësor e bashkëkohor, unifikon tre dokumenta në një.

Gjithashtu, ul kostot për qytetarët me 40% dhe u kursen atyre kohë pritje, e në vijim do të sjellë avantazhe të tjera sepse nuk përmban datë skadimi, as vula kolaudimi, duke lehtësuar më tej procesin e shërbimit për qytetarët.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon me vizionin e vullnetin, për të ulur tarifat dhe eleminimin e radhëve dhe kohës së pritjes për qytetarët, thjeshtimin e modernizim të shërbimeve të transportit rrugor, uljen e tarifave në kategoritë e shtresave sociale që përfitojnë nga rikonceptimi i  këtyre shërbimeve.

Mbi 150 mijë përfitues në vit me 1.75 milionë euro kursim të drejtëpëdrejtë, përveç kohës së fituar, ku vlen të përmendet reduktimi i marrjes së shërbimit të personalizimit të tre dokumentave nga 15 minuta në 1 minutë kohë, janë avantazhet e jashtëzakonshme të lejes së re shqiptare të mjetit.