Leja e re e Qarkullimit të Mjetit, prej datës 6 Qershorit 2022 ka zëvendësuar 3 dokumente në 1 të vetme!

You are here

Leja e re e Qarkullimit të Mjetit, prej datës 6 Qershorit 2022 ka zëvendësuar 3 dokumente në 1 të vetme dhe po lehtëson e kursen qytetarët që shërbehen pranë drejtorive rajonale.

207,215 Leje të reja Qarkullimi të lëshuara gjatë periudhës nga 6 Qershori 2022 deri në Maj 2023.

186,493,500 lekë kursyer qytetarëve vetëm gjatë vitit të parë të kësaj risie.

Formati i ri unifikon 3 dokumente në 1:

Lejen e vjetër të Qarkullimit, Certifikatën e Pronësisë dhe Lejen Ndërkombëtare të mjetit.

Shërbimi i Lejes së re të qarkullimit kushton 2,100 Lekë, duke ulur kostot me 40% dhe duke rritur përfitimet për qytetarët, duke kursyer kohë pritje e shërbimi për qytetarët dhe nuk ka afat skadence.

Ofron elemente sigurie e cilësi të lartë, të dhëna të kodifikuara sipas BE, vit prodhimi e vit të parë regjistrimi mjeti, kod QR, prokat rezistent, personalizim me puntim e prakticitet.

Leja e re e qarkullimit e mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari azhurnon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re. Nuk ka detyrim për mbajtësit e lejes së vjetër të mjetit që ta ndërrojnë atë.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”