Lexoni me vëmendje faturën e taksës vjetore të mjetit – Shmangi gjobat!

Data e lajmit: 01 Feb 2023

Vlefshmëria e taksave ka përfunduar në 2022 dhe kur paraqiteni për t’i paguar në 2023 në sportel ju kërkojnë të paguani dyfishin?

Të nderuar qytetarë, taksa e paguar në vitin aktual, pavarësisht nga momenti në të cilin ajo paguhet, ka vlefshmëri 365 ditë. Nëse afati i pagesës së taksave ishte Dhjetor 2022 dhe ju vendosni t’i paguani në Janar 2023, me paraqitjen tuaj në sportelet e taksave, në zbatim të ligjit, është krijuar detyrimi i prapambetur për vitin 2022 dhe detyrimin aktual për vitin 2023.

Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar do të paguajë një kamatvonesë të barabartë me 0,06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë që nuk është paguar taksa.

Mësoni më shumë rreth taksave dhe detyrimeve në: https://www.dpshtrr.al/mjete/taksa-detyrime