Lista e Mjeteve Historike që mund të aplikojnë për statusin RETRO.

Data e lajmit: 12 Jan 2021

Ekipi i RETRO fton të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për status zyrtar regjistrimi Retro të njihen me Listën e Mjeteve Historike përpara sesa të importojnë ose blejnë!

Sipas akteve në fuqi të gjitha mjetet me vit prodhimi deri në 31.12.1970 (ose prodhime të të njëjtave seri/prezantime me modelet deri atë datë) konsiderohen automatikisht historike, lejohet importi e regjistrimi Retro në Republikën e Shqipërisë!

Ndërsa për vitet 1970-1990 DPSHTRR - MIE ju informojnë mbi Listën e Mjeteve Historike si referim zyrtar për aplikimet që Komisioni Zyrtar i Vlerësimit pranon (e përditësuar Janar 2021)!

KUJDES!: Jo çdo mjet mund të aplikojë ose përfitojë nga regjimi/targat Retro! Për më shumë info, udhëzime, detaje sqaruese: https://www.retro.al/udhezuesi-ruajtjen-dhe-importin-e-mjeteve

#ProjekteSpecialeDPSHTRR #MIE #KoleksioniShqiptarRetro #AutomotorizimiShqiptar