Makina e ylli francez, Brigitte Bardot, pjesë e Regjistrit Shqiptar RETRO

You are here

Makina e Brigitte Bardot, ylli francez, bëhet pjesë e Regjistrit Shqiptar RETRO.

Jo pak herë në flotën e mjeteve historike shqiptare, janë targuar mjete të cilat kanë qenë identifikuar me celebrities e njerëz të famshëm! E sapoverifikuar, Ford Thunderbird Roadster e vitit 1957, ishte mjeti që një nga aktoret më të famshme, idhull botëror, bëri debutimin e saj, gjatë Festivalit të Filmit të Kanës, në Francë.

E lançuar në vitin 1957, makina retro legjendare amerikane, Ford Thunderbird Roadster, ishte një makinë që tërhoqi vëmendje menjëherë.

Emri i kësaj makine i ka rrënjët në mitologjinë indiane amerikane. Thunderbird ishte një zog-totem i disa fiseve dhe në të njëjtën kohë një personazh folklorik. Ky model, dallueshmërisht nga modelet sportive të atyre viteve, u pozicioniua në treg si një "Makinë Personale", me të cilin pati shumë sukses, me mbi 3,500 porosi brenda 10 ditëve që nga debutimi në treg.

 Për të shfletuar koleksionin e mjeteve shqiptare të targuara RETRO dhe për të aplikuar për import ose targim mjeti historik, vizitoni faqen tonë zyrtare www.retro.al

Për më shumë: https://www.youtube.com/shorts/8dzrKo5W024


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga