Mesazh Për Humbësit E Të Gjitha Pikëve të Lejes Së Drejtimit

You are here

Të gjithë personat, të cilët do të jenë humbës të të gjitha pikëve në lejen drejtimit, me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën për ta patur sërish, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka pritur 13 rastet e para, ku u paraqitën vetëm 6 aplikantë. Këta aplikantë nuk arritën dot të kalojnë testin e teorisë dhe do t'u duhet të shkojnë në autoshkollë për t’u ripërgatitur.      

Më pas do të duhet të riparaqiten për testim brenda një afati kohor prej  30 ditësh. (me vetëm 1 mundësi prove).

Duke humbur të gjitha pikët, do të riktheheni në autoshkollë dhe më pas do të jeni në monitorim të rreptë për të rifituar patentën. Pyetësoi i teorisë është i ndëtuar me 30 fjali dhe numri maksimal i gabimeve është vetëm 3. Gjithashtu duhet të kalohet edhe testi i praktikës. 

Respektoni normat e qarkullimit rrugor, duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë.