Miqësorë me Katërputroshët

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është një nga entet e para Pet Friendly në Shqipëri, ku mirëpriti miqtë më të mirë të njerëzimit. Kjo Drejtori dhe Retro janë një shërbim publik miqësor me katërputroshat në çdo ambient, aktivitet e sallë shërbimi.

Qytetarët nuk kanë përse t’i lënë miqtë e tyre në shtëpi apo në makinë, të vetmuar, apo të stresohen me kërkim ndihme për t’i lënë diku, nuk kanë përse të kushtëzohen nëse iu duhet një ardhje në sportelet e drejtorisë  me “fëmijën” e tyre, me shokun më besnik. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i  mirëpret ata në çdo rajonale të shërbimeve të transportit rrugor, duke respektuar kushtet e higjenës dhe sigurisë për të gjithë.

 

 

 

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga