Miratimi i ndryshimeve të reja në Kodin Rrugor!

You are here

Përshëndesim miratimin me 102 vota nga Parlamenti, të paketës së ndryshimeve në Kodin Rrugor, ku spikasin lehtësi e thjeshtime historike shërbimesh për qytetarët, me efekte të jashtëzakonshme kursimi e eliminimi angarish, si më poshtë:

  • 1,030,579,939 Lekë kursim në total për qytetarët, gjatë një viti!
  • 85,148 përfitues në vit ose 87% e qytetarëve që rinovojnë Leje Drejtimi!
  • 93,239 ditë (pune) ose 353 vjet, kohë e kursyer!
  • 223,541 lt karburant të kursyer, në vit!
  • 3,193,437 km lëvizje të eliminuara!

Disa prej risive (në vijim do publikojmë mbi risitë e tjera):

  • Rinovimi i Leje Drejtimit të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç! Pra kufizimet e afatit që nisnin nëse rinovoje LD pasi mbushje 50 vjeç (5/3/2 vite afat, në progresion zvogëlues) do të nisin nëse rinovon LD pasi ke mbushur moshën 70 vjeç! (Shembull: Fitoni për herë të parë Leje Drejtimi B kur jeni 18 vjeç, rinovoni LD kur jeni 33 vjeç, 48 vjeç, 63 vjeç e në rinovimin e moshës 78 vjeç nisin afatet e shkurtuara!)
  • Zgjatje në 70 vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale (me kufizim: Lejedrejtimet e kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; për personat mbi 65 vjeç: lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton - lejedrejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve shërbim taksi ose transport udhëtarë me mjet deri 8+1!)
  • Zgjatje e të drejtës për ushtrimin e profesionit të Instruktorit të Autoshkollës deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që është!
  • Qytetarët që u është anulluar Leje Drejtimi shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin Leje Drejtimin shqiptare pa testim, drejtpërdrejt edhe nëse Leje Drejtimi e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

DPSHTRR - MIE për qytetarët!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”