Miratohet kalimi i administrimit të truallit nga ARRSH tek DPSHTRR për ngritjen e DRSHTRR Korçë!

You are here

Qeveria Shqiptare miratoi me VKM nr. 789, dt. 7.10.2020 (e cila hyn në fuqi në 12.10.2020) kalimin e administrimit të truallit me përmasa 3,556 m2 dhe objekteve me përmasa 1,174 m2 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar tek Drejtorie e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për ngritjen e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë! 

Qyteti romantik, ku dhe markatat janë të kuruara, është mbrapa përsa i takon shërbimeve të transportit rrugor! Situatë që falë ministres së MIE, Belinda Balluku dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar që na ofruan truallin e ri, do zgjidhet me investimin e rajonales së re nga fondet e DPSHTRR.

Merr fund tortura në një objekt të mbaruar të viteve '60, ku punohet mes rrezatimit të serverave e pajisjeve, lagështirës e ku s’ke nga rrotullohesh për një fluks vjetor prej mbi 120 mijë shërbimesh, me kontrollin fizik i cili ishte 200m larg nga ndërtesa kryesore. Do t’a bëjmë model siç i ka hije Korçës! Nisim menjëherë punën dhe synojmë t’a mbyllim brenda 2021-shit!

‪DRSHTRR Korçë do të jetë në një pozicion shumë praktik për aksesimin. Do të ketë gjithashtu:

  • një lehtësim e rritje cilësie shërbimesh për 60 mijë drejtues mjetesh e 32 mijë mjete si qark
  • kushte pune dhe sigurie
  • infrastrukturë tërësisht të re, në standarde për arkivat, monitorimin dhe gjithë proceset

Fotot më poshtë tregojnë situatën si e gjetëm DRSHTRR Korçë!