Mirëmbajtja Periodike nga Punonjësit e DPSHTRR per Çdo Drejtori Rajonale

Data e lajmit: 19 Dec 2022

Sapo mbyllet java e shërbimeve, nis mirëmbajtja periodike. Milingonat punëtore përveshin mëngët, për punë të vogla në dukje por të domosdoshme, pastrime speciale, riparime rutinë e zëvendësime materiale, ndërhyrje e rregullime të shpejta me brigadën e re të punonjësve duarartë që kemi krijuar enkas, për operativitet më të lartë.

Fotot nga puna në disa nënzyra dhe drejtori rajonale, ku çdo javë kontrollohet gjendja fizike e funksionale. Kujdesi e mirëmbajtja janë A-ja e një jetëgjatësie të investimeve dhe nxisin rregull e mirësjellje nga frekuentuesit e ambienteve, punonjës e qytetarë.  E kundërta, e parregullta nxit rrëmujë e keqpërdorim si edhe shkakton keqadministrim!