Momente nga Mbledhja Organizuar me Kabinetin dhe Drejtuesit Kryesorë të DPSHTRR

You are here

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale ka ndarë mbi mbledhjen e radhës organizuar me kabinetin dhe drejtuesit kryesorë të drejtorisë. Në postimin e tij, Z. Gonxhja shkruan: "Fotot e mbledhjeve nuk janë as lajm, as interesante, por dëshëroj të ndaj me publikun faktin se punët e mira, rezultatet e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sot të prekshme e të mirënjohura, mundësohen nga përkushtimi e fryma e skuadrës, në qendër e më gjerë. Dje bordi i menaxhimit të entit, ku përfshihen kabineti dhe drejtuesit kryesorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, DPSHTtTTttTRrRrrR (emri i gjatë por sot sinonim i një ekipi që njihet e shquhet për risi, dedikim e rekorde!) diskutoi përmbylljen me sukses të detyrave e projekteve të vitit 2022 dhe përcaktoi piketat për plan-buxhetin e 2023-shit që do t’i kalojë Këshillit Drejtues e Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjitikes! Falenderova dhe përgëzova kolegët e mi më të afërt edhe për një të dhënë që na bën shumë krenarë, ku sipas ReSPA, në Takimin e 14-të mbi “Shërbimi Publik, Tërheqës dhe Inovativ”, nga anketimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, opinioni konfidencial i personelit të DPSHTRR-së u citua dhe rezultoi me nivelin më të lartë të kënaqësisë, çka ndikohet më së pari nga motivimi dhe drejtimi, në çdo nivel."


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga