Ndryshoni pronësinë tuaj në vetëm pak minuta në sportel!

You are here

Keni blerë një mjet dhe ende nuk e keni kaluar në pronësinë tuaj duke u pajisur me leje të re qarkullimi?

E dini që neglizhenca paguhet shtrenjtë?!

Për çdo ditë vonesë mbi 30 ditë nga momenti shitblerjes, ju ngarkoheni me gjobë si më poshtë:

  • Për shkelje të afatit mbi 30 ditë deri në 90 ditë kalendarike - 10,000 lekë;
  • Për shkelje të afatit mbi 90 ditë kalendarike deri në 1 vit - 20,000 lekë;
  • Për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit - 40,000 lekë.

Qëllimi ynë nuk është t’ju rëndojmë xhepin por të sigurojmë qarkullim të rregullt, duke ju nxitur përmes masave shtrënguese!

DPSHTRR, ju ofron kalimin e pronësisë direkt në sportelet tona, pa Noter, One Stop Shop, ku shitësi e blerësi mund të kursejnë kohë e para, duke azhurnuar dokumentat dhe verifikuar mjetin në sistem!

Për më shumë informacion, vizitoni www.dpshtrr.gov.al


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”