Në Proces Konkursi Ndërkombëtar për Automotoparkun

Data e lajmit: 08 Oct 2022

Auto Moto Park Albania, tashmë është në fazë realizimi.

Aktualisht po punohet me pritat lumore mbrojtëse, punohet me rruget lidhëse nga Unaza e Elbasanit dhe nisin 2 lote punimesh të tjera për projektet e infrastrukturës mbështetëse.

Në proces është gjithashtu Konkursi Ndërkombëtar për Automotoparkun.

Nga një ëndërr drejt një vepre të shumëpritur prej komunitetit të motosportit dhe aq të nevojshme për kulturën e sigurisë rrugore.

Kjo vepër mundësohet nga bashkëpunimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me,  Ministrine e Infrastrukturës dhe Energjisë,   Federation Internationale de l'Automobile,  Federation Internationale de Motocyclisme,  Automobile Club Albania,  Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Elbasan.

Video: 

Auto Moto Park Albania