Nis verifikimi homologues për kategorinë mjedisore!

Data e lajmit: 22 Nov 2021

   

Merr fund edhe një tjetër fenomen i shëmtuar, abuziv dhe antiligjor nga individë/subjekte që importojnë mjete rrugore që nuk plotësojnë kategorinë mjedisore të sanksionuar nga VKM633 për mjetet rrugore që regjistrohen në Republikën e Shqipërisë! DPSHTRR ka nisur verifikimin homologues përmes platformave informatike që plotësojnë të gjitha kërkesat për verifikimin e kategorisë mjedisore dhe të treguesve teknik të mjeteve rrugore, të certifikuara me ISO/IEC 27001:2013, (Information Security Management Standard). Në foto një nga databazat që aksesojmë, e certifikuar nga kompania prestigjioze gjermane TÜV Rheinland, me një eksperiencë 150 vjeçare në tregun global sa i takon certifikimit (e akredituar nga Deutsche Akkreditierungsstelle (DAkkS), organi kombëtar i akreditimit të Republikës Federale të Gjermanisë, anëtare e Forumit Ndërkombëtar të Akreditimit (IAF). Duke filluar nga nëntori 2021, DPSHTRR verifikon tashmë zyrtarisht jo vetëm kategorinë mjedisore, por edhe për tregues të tjerë teknik të mjeteve rrugore që importohen për herë të parë Shqipëri (të përdorura ose me km 0/të reja). Në album gjeni foto
shembuj tentativash me vërtetime të falsifikuara, komunikimet tona me organet në emër të të cilave abuzohet si edhe kartelat e verifikimit elektronik!
VINI RE: Mos importoni mjete rrugore jashtë normave, sepse NUK DO T’I REGJISTRONI/TARGONI dot! Mos rëndoni pozitat me dokumenta false ose tentativa tjetërsimi të dhënash sepse DPSHTRR jo vetëm JU REFUZON SHËRBIMIN por DO TË KALLËZOJMË ÇDO RAST NË ORGANET PËRKATËS!
Sektori i Verifikimit të Specializuar pranë DPSHTRR ka refuzuar 298 mjete rrugore pasi nuk plotësojnë kategorinë mjedisore sipas VKM 633!
MOS U BËNI PRE E MASHTRIMEV!
Çdo individ/subjekt mund të konsultohet me DPSHTRR përmes website tonë www.dpshtrr.gov.al mbi një mjet rrugor përpara importimit!
Mashtrimet me mjetet rrugore të palejueshme për regjistrim në Republikën e Shqipërisë dëmtojnë tregun vendas të shitje-blerjes, cënojnë konkurrencën dhe rrisin nivelet ndotëse të Flotës Shqiptare!