Nisma nga DPSHTRR për Sigurinë Rrugore

You are here

Gjatë tre viteve të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë ndërmarrë nisma të rëndësishme në rritjen e cilësisë së shërbimeve. Fokusi i këtyre nismave është bazuar në 3 komponentë kryesore, si përdorues rruge të përgjegjshëm, drejtues mjeti të aftë dhe mjete rrugore të sigurta.

Rritja e ndërgjegjësimit mbi trafikun dhe forcimi i qëndrueshëm i sigurisë rrugore u bënë epiqendra e punës së Drejtorisë të Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

E shprehur edhe në shifra, nismat e bazuara në 3 komponentët, gjatë vitit 202, janë materializuar me: 

  • 9 Akte ligjore e nënligjore për rritjen e Sigurisë Rrugore.
  • 56,523,000 Lekë financime për ndërgjegjësimin publik dhe projektet edukative mbi Sigurinë Rrugore.
  • 63% Përmirësim të Testit Zyrtar të Teorisë.
  • 485,300 Simulime Online të Testit Zyrtar të Teorisë.

Me manualin e parë zyrtar, të certifikuar, për përgatitjen e kandidatëve për marrjen e lejes së drejtimit  “Programi të Përgatitjes Teorike për Lejen e Drejtimit”, rinovimin e  logjistikës dhe infrastrukturës së sallave të testimit, eMonitorimi dhe përmirësimi maksimal i sistemeve operative  gjatë vitit 2021, është mundësuar transparencë dhe siguri në të gjithë shërbimin e leje drejtimit. 

Gjithashtu, me promovimin e sigurisë rrugore, e zhvilluar përmes aktiviteteve edukative, botimeve, broshurave, prodhimeve videografike e publikimeve në rrjetet sociale e në web, deri më tani është arritur në:

  • Realizimin e 70 evente edukative në 210 orë mësimore, me mbi 5,000 fëmijë pjesëmarrës në 14 qytete të ndryshme të Shqipërisë.
  • Shpërndarjen e 16,600 broshura, fletëpalosje, postera edukativ.
  • Angazhimin e 15 punonjësve  për sensibilizimin për sigurinë rrugore.
  • Publikimet e 312 postimeve me temë sigurinë rrugore në rrjetet sociale.
  • Impaktin social në ndjekshmërinë e eventeve edukative me 521,618 qytetarë.

Me kontrollin teknik të mjetit, shërbim tashmë i DPSHTRR-së, i cili rifilloi shërbimin në Qershor 2020, nga 305,225 mjete të testuara,  vetëm 29% e mjeteve të testuara janë ngelur/refuzuar në Kontrollin Teknik.

Standardizimi – Informatizimi – Përmirësimi i Sistemit të Kontrollit Teknik dhe investimet në infrastrukturën fizike, në logjistikë dhe në pajisje të reja, kanë rritur parametrat e sigurisë së flotës shqiptare të mjeteve rrugore në qarkullim. 

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”