Një pasdite në Muzeun "Ron".

Data e lajmit: 18 Apr 2024

 Falë dy miqve të çmuar dhe përkrahësëve kryesor të projektit RETRO Albania, Z. Arben Prrenjasi mikut dhe të besuarit të tij Z. Mehdi Halili pata mundësinë për të kaluar një pasdite të këndshme nën një atmosferë ndryshe, që vetëm Muzeu "RON" mund ta ofrojë!

 Të ulur në një kënd të muzeut që inskenon dhomën e pritjes së shtëpiave të dikurshme, shkëmbyem një bisedë me Arbenin dhe Mehdiun mbi pasionin e tyre për koleksionimin e mjeteve Retro, sendeve dhe objekteve me vlerë historike. Muzeu "RON" e cilësuar si pasaporta e Shqipërisë të para viteve 90-të, është një pikë atraksioni e Tiranës, e pazbuluar ende nga shumica e qytetarëve që me siguri shumë shpejt do të kthehet në një destinacion!

 I falenderojmë për pasionin e tyre të pashtershëm në koleksionimin e mjeteve me vlerë për historinë e Automotorizimit Shqiptar, pa të cilët nuk do të ishte e mundur krijimi dhe mbajtja e gjallë e frymës RETRO!

 Për të gjithë kuriozët, për ata që mjetet motorike historike u ngacmojnë nostalgjinë Muzeu "RON" është vendi i duhur!