Një Tjetër Investim për Automotorizimin Shqiptar

You are here

Një tjetër investim për Automotorizimin Shqiptar!  Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve ka kryer procedurat dhe lidhur kontratën për rikualifikimin, faza III, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, në shërbim të Qarkut me Bashkitë Durrës, Krujë, Shijak e Kavajë, ku janë mbi 100 mijë mjete rrugore aktive, i dyti në rang vendi. Do të nisë kështu një prej ndërhyrjeve rindërtuese më të mëdha që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ndërmerr, pasi është dakordësuar me Bashkinë Durrës edhe rikualifikimin urban përreth, zgjidhjen e parkimeve dhe aksesit më komod për qytetarët. 

Projekti adreson rëndësinë e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës, që kreu 357,327 shërbime fizike gjatë vitit 2021 dhe që i shërben 139,679 drejtuesve të mjeteve rrugore, duke parashikuar zgjerimin me një linjë të re testimi dhe hapësira jashtë për 95 vendparkime shtesë, hijezim, ulëse, trotuare e zonë pedonale, rrugë, ndriçim e gjelbërim, në një sipërfaqe rreth 7,500 m2.

Edhe ky investim do të financohet 100% nga enti ynë, nga të ardhurat e vetëfinancimit, rezultat i punës për rimëkëmbjen financiare, falë mirëadministrimit e fuqizimit gjatë 2019-2022!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”