NJË VIT KONTROLL TEKNIK NË DPSHTRR

You are here

Shërbimi i kontrollit teknik prej një viti është kthyer pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ky kthim shënoi një kthesë me rëndësi për Automotorizimin Shqiptar.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor e transformoi këtë qendër shërbimesh, duke garantuar kushte thelbësore sigurie, higjiene, sinjalistikë orientuese e mirëfunksionim sistemesh dhe pajisjesh, për punonjësit e rinj të kolaudimit dhe për drejtuesit e mjeteve që kryejnë kontrollin teknik pranë saj. Vijon ende puna në realizimin e investimeve të tjera fizike në infrastrukturat e objekteve, shesheve, zyrave të shërbimit. Një lehtësim tjetër që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor solli për këtë shërbim që prej dhjetorit të vitit 2022, është aksesimi dhe rezervimi pranë platformës e-Albania. Gjithashtu, rëndësi iu dha edhe elementeve të sigurisë në certifikatat e kontrollit teknik. Krahas barkodeve u shtuan dhe kodet QR  (quick response) duke lehtësuar dhe shpejtuar verifikimin e kontrollit në certifikatë.

Në fotot e bashkëngjitura do ndiqni raportin vjetor të kontrollit teknik të mjeteve për vitin  2021-2022.

Për të rezervuar online orarin për kontrollin teknik të mjetit, vizitoni: www.e-albania.al

Për të denoncuar çdo anomali të mjeteve rrugore në webin tonë, vizitoni: www.dpshtrr.gov.al