Njoftim

You are here

Të nderuar qytetarë. 

Në vijim të njoftimit zyrtar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Shqipëria po përballet me sulme kibernetike të sinkronizuara dhe të sofistikuara nga jashtë vendit. 

Deri në neutralizimin e sulmeve armike do të vijojë gjendja e përkohshme e mos aksesimit të disa shërbimeve publike e për pasojë, në lidhje me shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor,  ju bëjmë me dije se ditën e nesërme do të ketë pezullim në ofrimin e disa prej shërbimeve në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, si më poshtë:

 Të gjitha shërbimet që ofroheshin online në www.dpshtrr.gov.al do të vijojnë të ofrohen normalisht në platformën rezervë: www.dpshtrr.al 

Shërbimet në sportelet e Drejtorive Rajonale dhe Qendrat e Kontrollit Teknik e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor:

  • Leje Drejtimi

Në shërbimet e lejeve të drejtimit nuk do të mund të ofrohen:

  • Shërbimet për regjistrimet e reja të cilat kryhen nga autoshkollat.
  • Ndryshim gjeneraliteti.
  • Shërbimet e tjera për lejen e drejtimit do të vijojnë normalisht.
  • Testimet për marrjen e lejes së drejtimit do të vijojnë normalisht.

Shërbimet për mjetin:

  • Shërbimet për mjetin që ofrohen në sportelet e regjistrimit të mjeteve nuk do të mund të ofrohen deri në një njoftim të dytë.
  • Shërbimi i kontrollit teknik do të vijojë normalisht, gjithashtu edhe pagesa e taksave të mjetit.
  • Shërbimet përmes e-Transport nuk do të mund të ofrohen deri në një njoftim të dytë.
  • Shërbimet e Kartave të Tahografit nuk do të mund të ofrohen deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet përmes e-Albania nuk do të mund të ofrohen deri në një njoftim të dytë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po punon me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!